Të Drejtat dhe Detyrimet e Anëtarëve të CCM-së

Të Drejtat e të Regjistruarve

Të Drejtat Tuaja

Keni të drejtë të trajtoheni me respekt.

Keni të drejtën që në çdo kohë të trajtoheni me respekt dhe dinjitet, që shërbimet që merrni të mbeten private, dhe që në çdo kohë të shërbeheni me kujdes dhe konsideratë nga i gjithë personeli i CCM-së dhe kontraktuesit.

Keni të drejtë:

  • Të shërbeheni në një mjedis të pastër dhe të sigurtë.
  • Të mos viheni në rrezik. Kjo përfshin keqtrajtimin fizik dhe mendor, lënien pas dore, dënimet fizike, izolimin kundër vullnetit tuaj, mjekimin e tepruar, apo çdo kufizues fizik apo kimik që përdoret ndaj jush për t'ju disiplinuar apo për ta bërë më të lehtë punën e personelit. Dhe, nuk keni nevojë ti kuroni simptomat tuaja mjekësore.
  • Të inkurajoheni ti shfrytëzoni të drejtat tuaja në CCM.
  • T'ju jepet ndihmë, nëse keni nevojë, për të paraqitur ankesë ndaj Medicare-it dhe Medicaid-it, për të shfrytëzuar instancat e tjera të ankimit dhe të drejtat e tjera ligjore dhe civile.
  • Të inkurajoheni dhe t'ju jepet ndihmë për të biseduar me personelin e CCM-së mbi ndryshime në praktika dhe shërbime që mendoni se janë të nevojshme.
  • Të përdorni telefonin gjatë kohës që ndodheni në qendrën PACE.
  • Të mos ju kërkohet kryerja e punëve ose shërbime për CCM-në.

Keni të drejtë të mbroheni nga diskriminimi.

Nuk mund t'ju diskriminojmë për shkak të:

  • Racës
  • Ngjyrës
  • Kombësisë
  • Besimit fetar
  • Moshës
  • Gjinisë
  • Aftësive mendore ose fizike
  • Burimit të të ardhurave që mbulojnë shërbimet shëndetësore (për shembull, Medicare ose Medicaid)

Nëse mendoni se jeni diskriminuar për ndonjë nga shkaqet e mësipërme, kontaktoni një pjesëtar të personelit të CCM-së për t'ju ndihmuar ta zgjidhni problemin.

Nëse keni pyetje mund të telefononi Zyrën e të Drejtave Civile në 1-800-368-1019 (TYY 1-800-537-7697).

Keni të drejtë të mire-informoheni dhe të merrni ndihmë.

Keni të drejtë:

  • Të merrni ndihmë nëse keni pengesa gjuhësore ose komunikuese në mënyrë që ti kuptoni të gjithë informacionet që ju jepen.
  • Të merrni informacione të sakta dhe që kuptohen lehtë dhe t'ju jepet ndihmë për të arritur në vendime të informuara mbi shëndetin tuaj.
  • Që CCM-ja ta përkthejë informacionin në gjuhën tuaj të preferuar në një mënyrë kompetente dhe të saktë, nëse lind nevoja.
  • Të merrni materiale promocionale. Të merrni këtë deklaratë të të drejtave dhe detyrimeve në anglisht dhe në gjuhën tuaj amtare.
  • Të merrni nga CCM-ja një kopje me shkrim të të drejtave tuaja. CCM-ja gjithashtu duhet ti reklamojë këto të drejta në një vend publik dhe të dukshëm në qendrën PACE.
  • Të jeni krejtësisht i informuar me shkrim mbi shërbimet e ofruara nga CCM-ja. Kjo përfshin edhe shpjegime në lidhje me shërbimet që, në vend të personelit të CCM-së, ofrohen nga kontraktuesit. Ky informacon duhet t'ju jepet para se të regjistroheni, kur regjistroheni, dhe kur ka ndryshime të shërbimeve.
  • Të njiheni, ose të merrni ndihmë për tu njohur, me rezulatatet e inspektimit më të fundit të CCM-së. Agjencitë Federale dhe Shtetërore i inspektojnë rregullisht programet PACE. Ju gjithashtu keni të drejtën t'ju bëhet e ditur se si CCM-ja planifikon të përmirësojë problemet e gjetura gjatë inspektimit.

Keni të drejtë të zgjidhni mes ofruesve të ndryshëm të shërbimeve.

Keni të drejtë të zgjidhni një ofrues shërbimesh shëndetësore pjesëtar të rrjetit të CCM-së dhe të merrni përkujdesje shëndetësore cilësore. Gratë kanë të drejtë të marrin shërbime rutinë ose parandaluese nga një specialist i kualifikuar i shëndetit të grave.

Keni të drejtë të përfitoni nga shërbimet e urgjencës.

Keni të drejtë të përfitoni shërbime të urgjencës ku dhe kur ju nevojiten, pa miratimin paraprak të CCM-së. Rast urgjent është ai kur mendoni se shëndeti juaj është në rrezik serioz.

Keni të drejtë të merrni pjesë në marrjen e vendimeve mbi shëndetin tuaj.

Keni të drejtë të merrni pjesë plotësisht në marrjen e vendimeve mbi shëndetin tuaj. Nëse nuk mund të merrni pjesë plotësisht në marrjen e vendimeve shëndetësore ose dëshironi të keni dike të besuar t'ju ndihmojë, keni të drejtë ta zgjidhni vetë personin që do të veprojë në emrin tënd. Keni të drejtë:

  • T'ju shpjegohen mundësitë për kurim, të jeni i informuar në mënyrë të plotë mbi gjendjen dhe ecurinë tuaj shëndetësore, dhe të merrni vendime mbi kujdesin tënd shëndetësor. Kjo përfshin të drejtën të mos kuroheni apo merrni mjekim. Nëse vendosni të mos kuroheni, duhet t'ju shpjegohet se si kjo do të ndikojë në shëndetin tuaj.
  • Që CCM-ja t'ju ndihmojë të hartoni një direktivë paraprake, një dokument të shkruar që tregon si dëshironi të merren vendimet mbi shëndetin tuaj nëse e humbni aftësinë të merrni vendime vetë.
  • Të merrni pjesë në hartimin dhe zbatimin e planit tuaj shëndetësor. Në çdo kohë mund të kërkoni që plani juaj shëndetësor të rishqyrtohet.
  • Të kërkoni një rivlerësim të Ekipt Interdisiplinor që ju ka në ngarkim.
  • T'ju jepet njoftim paraprak me shkrim, për çdo plan për zhvendosje në një qendër tjetër kurimi dhe arsyeja pse po zhvendoseni.

Keni të drejtë ti ruani private informacionet tuaja shëndetësore

Keni të drejtë të bisedoni në mënyrë konfidenciale me ofruesit e shërbimeve shëndetësore dhe ti ruani private informacionet tuaj shëndetësore - të mbrojtura nga ligjet shtetërore dhe federale. Gjithashtu keni të drejtë të lexoni dhe të merrni kopje të shënimeve tuaja mjekësore, dhe të kërkoni përmirësime të atyre shënimeve. Nëse keni pyetje mbi rregullat e mbrojtjes së informacioneve, telefononi Zyrën e të Drejtave Civile në 1-800-368-1019 (TYY 1-800-537-7697). Keni të drejtë:

  • Të siguroheni që të gjithë informacionet në shënimet tuaja mjekësore të jenë konfidenciale, përfshi informacionet e ruajtura në një bazë të automatizuar të dhënash.
  • Të siguroheni se është marrë dhënia e pëlqimit me shkrim për zbulim të informacioneve personave që përndryshe nuk janë të autorizuar me ligj të kenë qasje në to.
  • Të kërkoni me shkrim kufizimin e shkallës së informacionit të zbuluar dhe personave që kanë qasje në to.

Keni të drejtën të paraqisni ankesë.

Keni të drejtë të ankoheni në lidhje me shërbimet që merrni apo për të cilat keni nevojë dhe nuk i merrni, cilësinë e kujdesit shëndetësor, apo në lidhje me shqetësime dhe probleme të tjera që keni me CCM-në. Keni të drejtën e një procesi të drejtë dhe brenda një kohe të arsyeshme për ti zgjidhur këto shqetësimeve. Keni të drejtë:

  • T'ju shpjegohet plotësish procedura e ankimit.
  • Të inkurajoheni dhe ndihmoheni që t'ia shfaqni lirshëm ankesat personelit të CCM-së dhe përfaqësuesve të jashtëm të zgjedhur nga ju. Nuk duhet të dëmtoheni në asnjëfarë mënyre nëse i hapeni dikujt lidhur me shqetësimet tuaja.
  • Të apeloni ndaj çdo vendimi mbi ankesën ndaj trajtimit që ju është bërë nga CCM-ja, personeli, ose kontraktuesit.

Keni të drejtën ta lini programin.

Nëse për ndonjë arsye nuk mendoni se CCM-ja është e përshtatshme për ju, keni të drejtën ta lini programin dhe mund të nisni procedurën e çrregjistrimit në çdo kohë. Nëse largoheni, ende do të përfitoni nga Medicare-i dhe/ose Medicaid-i, nëse i plotësoni kushtet, dhe nga shërbime të mbuluara nga Medicare dhe/ose Medicaid. Por, shërbimet e Medicare-it dhe Medicaid-it nuk do ti merrni nëpërmjet CCM-së.

Detyrimet Tuaja

Si anëtar i CCM-së jeni i detyruar:

  • Të vizitoheni nga mjeku nëse ka një ndryshim të gjendjes tuaj shëndetësore.
  • Ti jepni informacione shëndetësore të plota dhe të sakta ofruesve të shërbimeve shëndetësore.
  • Të njoftoni personelin për çdo ndryshim të shëndetit tuaj dhe ti vini në dijeni nëse nuk kuptoni ose nuk mund të ndiqni udhëzimet e tyre.
  • Të ndiqni planin shëndetësor të rekomanduar nga CCM-ja.
  • Të bashkëpunoni me personelin, të silleni me respekt, dhe të mos e diskriminoni personelin për shkak të racës, ngjyrës, kombësisë, besimit fetar, moshës, gjinisë, ose aftësive mendore ose fizike.
  • Të njoftoni paraprakisht CCM-në nëse nuk do të ndodheni në shtëpi të merrni shërbimet që ishin planifikuar për ju.
  • Të njoftoni CCM-në para se të largoheni përfundimisht nga zona e shërbimit ose mbi çdo mungesë të gjatë nga zona e shërbimit.
  • Të jeni të përgjegjshëm për veprimet tuaja nëse refuzoni kurim ose nuk ndiqni udhëzimet e CCM-së.
  • Të jeni të përgjegjshëm në pagimin e detyrimeve financiare.


Shtëpia
| Pse CCM-në? | Shërbimet | Qendrat | Kushtet e Pranimit | Takoni Anëtarët e CCM-së | Jini të shëndetshëm! | Na Kontaktoni | Praktikat mbi të Dhënat Private | Të Drejtat dhe Detyrimet e Anëtarëve të CCM-së

I mirëpresim pyetjet tuaja – na telefononi në numrin pa pagesë (877) CCM8500 ose
na dërgoni një e-mail.

CCM-ja vepron në kuadër të Familjes së Shërbimeve Shëndetësore Beth Abraham.
CCM-ja është e miratuar nga qeveria federale si ofrues shërbimesh PACE, dhe është anëtare e Shoqatës Kombëtare PACE.


 

CCM home