long term  health care


Comprehensive Care Management Corporation (CCM), një organizatė jo-fitimprurëse, është pjesëtare e New York State Managed Long Term Care Plan dhe e Program of All-Inclusive Care for the Elderly (PACE).

Programi shëndetësor inovativ i CCM-së lejon të moshuarit me shëndet të dobët dhe të rriturit me aftësi të kufizuara të qëndrojnë në shtëpitë e tyre sa më gjatë të jetë e mundur ndërsa marrin përkujdesje të gjithanshme dhe cilësore.

Për shumë njerëz në zonën metropolitane të New York-ut, kjo është një alternativë më e mirë se shtëpitë për pleq.

Anëtarët e CCM-së e kalojnë jetën në sigurinë dhe rehatinë e shtëpisë së tyre, dhe në të njejtën kohë përfitojnë nga një gamë e gjërë veprimtarish shoqërore dhe terapeutike në Qendrat tona Shëndetësore Ditore të pastra dhe moderne.

Ju ftojmë të mësoni më tepër për CCN-në, dhe të na kontaktoni për informacione të mëtejshme!

 

Pse CCM-në? | Shërbimet | Qendrat | Kushtet e Pranimit | Takoni Anëtarët e CCM-së | Jini të shëndetshëm! | Na Kontaktoni | Praktikat mbi të Dhënat Private | Të Drejtat dhe Detyrimet e Anëtarëve të CCM-së

I mirëpresim pyetjet tuaja – na telefononi në numrin pa pagesë (877) CCM8500 ose
na dërgoni një e-mail

CCM-ja është anëtare e Familjes të Shërbimeve Shëndetësore Beth Abraham. CCM-ja është e miratuar nga qeveria federale si ofrues shërbimesh PACE, dhe është anëtare e Shoqatës Kombëtare PACE.